DURRËS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një pallat në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e Plazhit në Durrës, në sektorin “Teuta”.

Tre zjarrfikëse kanë vënë në kontroll flakët. Sipas informacioneve të para një supermarket gjithashtu rrezikonte të digjej. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një problem me rrjetin elektrik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: