DEVOLL- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll. Një banese është përfshirë nga zjarri, e për pasoje ka humbur jetën një 85-vjecare. Ngjarja ndodhi në fshatin Bitinckë rreth orës 22:30.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga flakët u përfshi banesa e shtetases Sh.B, ky kjo e fundit fatkeqësisht ndërroi jetë.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.12.2017, rreth orës 22.30, kemi marrë njoftim se në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh.B, rreth 85 vjeçe.

25589847_374982966260879_436862923_n

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë.

Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: