DUKAGJIN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pult të Dukagjinit. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një furgoni, dhe pasi e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të.

Edhe pse u kanë marrë paratë dhe sendet me vlerë pasagjerëve, grabitësit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata i kanë vënë zjarrin furgonit për të fshehur gjurmët.

Sapo janë njoftuar, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.

Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: