Ish-mbrojtësi i Wigan, Juan Carlos Garsia, ka humbur jetën sot në moshën 29-vjeçare pas luftës me leuceminë, raporton klubi anglez.

Garcia ishte diagnostikuar me sëmundjen në fillim të vitit 2015 dhe qëndroi në Angli derisa u kthye në Honduras, në vendlindjen e tij në fund të vitit të kaluar.

Presidenti i klubit të Wigan për “wiganatletic.com” është shprehur: “Ky është një lajm tragjik dhe ne si klub i dërgojmë ngushëllimet tona të thella familjes dhe shokëve të Juan Carlos.
Vigan-470x313
“Me aq sa mundemi kemi ofruar mbështetjen tonë, por pavarësisht trajtimit të specializuar në spitalin “Christie’s”, Juan Carlos tragjikisht humbi luftën me këtë sëmundje të tmerrshme.”

Garsia ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Hondurasit ku u aktivizua 34 takime dhe shënoi 1 gol.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb