Në dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e Kupës së Botës Maqedonisë do t’i mungojë një nga lojtarët e saj më të mirë, kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani. “Buba” është dëmtuar në ndeshjen e kthimit për “Europa League” kundër Milanit dhe klubi tetovar ka njoftuar në kombëtare se ai e ka të pamundur prezencën në grumbullime.

Hasani ka qenë një nga pikat kyçe të Maqedonisë në këtë fushatë eliminatore ku ka startuar në 4 nga 6 ndeshjet e zhvilluara. Ai gjithashtu pritej të zbarkonte nga minuta e parë në fushën e gjelbër në dy takimet e radhës kundër Izrealit dhe Shqipërisë, por gjithsesi dëmtimi mbyll çdo diskutim dhe pritet vetëm që “Buba” të marrë veten nga ky dëmtim.

Lajmi është publikuar nga mediat maqedonase të cilat theksojnë se në ndeshjen kundër Izraelit në fushën e lojës do jenë vetëm dy futbollistë me origjinë shqiptare: Ezgjan Alioskin dhe Enis Bardhin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb