Bashkimi Evropian do të rekomandojë aq shpejti hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë, sipas Komisionerit të Zgjerimit Johannes Hahn.

“Komisioni i BE-së do të rekomandojë së shpejti, me shumë mundësi deri në verë, që shtetet anëtare të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Shqipëria, një vend kandidat për në BE-në që në vitin 2014 ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar” tha komisioneri Hahn në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”.

“Ne besojmë se të dy vendet kanë bërë reformat të rëndësishme në të shkuarën dhe në këtë mënyrë janë të kualifikuara për këtë hap” shtoi zyrtari i lartë i BE-së.

Dy vendet do i bashkohen Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat filluan negociatat për hyrjen në BE në 2012 dhe 2014, dhe mund të bëhen anëtare të bllokut deri në 2025.

(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: