Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin në Pogradec, shoqërohet shoferi

aksidenti444

POGRADEC- Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur paraditen e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërravë, ku mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ ka aksidnetuar për vdekje këmbësorin A.H, rreth 18 vjeç. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 18.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Çërravë-Pogradec, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çërravë, i cili ka qenë këmbësor në rrugë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)