DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pa shkuar në Maminas, ku një taksi me targa DR 475 TX është futur në një pikë karburanti pas një përplasje me një automjet tjetër tip “Benz” me targa AA 060 SP.

Dyshohet se automjeti tip “Benz” ka goditur nga mbrapa taksinë duke e spostuar drejt karburantit. Si pasojë e përplasjes së fortë taksia është spostuar drejt pikës së karburantit duke kryer edhe një përplasje tjetër të rëndë. Nga të dhënat paraprake “BalkanWeb” mëson se ka humbur jetën shoferi i taksisë Bujar Agalliu, 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia Elena Avdillari, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Një dëshmitar i ngjarjes raporton për “BalkanWeb” se taksia është përplasur me barrierat e jashtme të karburantit, aq e fortë ka qenë përplasja saqë taksia është futur brenda në karburant duke shkaktuar panik edhe te punonjësit e karburantit.

Ndërkohë automjeti tjetër tip “Benz” nga përplasja është spostuar 150 metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti. Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Screenshot_5
Screenshot_4
Screenshot_3
Screenshot_2
Screenshot_1
Screenshot_9
Screenshot_8
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: