TIRANE- Zëvendesambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Muniz, i është drejtuar mëngjesin e sotëm Kryeministrisë, ku do të zhvillojë një takim pune.

Nuk dihet se kë zyrtar do të takojë zv/ambasadori, pasi kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në SHBA.

Kryeministri Rama dhe Shefi i Diplomacisë shqiptare, nisi dje vizitën një javore në SHBA ku mori pjesë në mbledhjen hapëse të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb