TIRANE-Presidenti i FSHF, Armand Duka ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të Federatës Shqiptare së Futbollit. Përmes një statusi në Facebook, Armand Duka ka njoftuar se do të kërkojë mandatin e pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Zgjedhjet do të zhvillohen në datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit, ndërsa përballë Armand Dukës pritet të kandidojë edhe deputeti i PS Bashkim Fino, i cili pritet të shpallë kandidaturën në ditët në vijim.

Statusi i Dukës:
Së bashku për futbollin
Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni.
Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.
Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.
Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.
Me respekt Armand Duka.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: