KAVAJE-Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Kavajës. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, teksa një tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr (pa targa).

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tip motorr, N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij, shtetasia Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në motor) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L.E., është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb