LUSHNJE-Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës  11:45, në fshatin Fier i Ri në Lushnje.

Një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, ka përplasur një 42 vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës Agron Sema nga Krutja.

Policia  shoqëroi në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesin e makinës,  Serjan Arapi dhe po kryhen veprimet proceduriale.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: