TIRANE- Në përfundim të emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në ambientet e televizionit News 24 kanë zbarkuar disa policisë të skuadrës “Shqiponjat” të cilët donin të sekuestronin bimën e kanabisit të përdorur nga Vasili përgjatë emisionit.

Me të mbërritur në News 24, oficerët e antidrogës nisën kontaktet me drejtuesit e News 24, ndërsa gazetarja Eni Vasili u detyrua të firmosë një procesverbal për dorëzimin e bimës së hashashit dhe të tregojë si i ra në duar.

Gazetarja Vasili përdori gjatë emisionit të sotëm një bimë kanabisi, për të treguar se pikërisht për të flet sot gjithë politika, por edhe policia. Në fund të emisionit ajo dha mesazhin që kanabisi duhet të asgjësohet e të mos kultivohet më.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb