TIRANE-Një burrë dhe një grua kanë hipur në një vinç pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë dhe kërcënojnë prej afro 30 minutash se do të hidhen.
tentojne te hidhen nga vinci
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “BalkanWeb” se burri dhe gruaja që kërcënojnë se do hidhen nga vinçi janë Ferdinand Saraci dhe Teuta Gjinollari.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që i kanë shtyrë dy personat të ndërmarrin këtë akt. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po negociojnë që burrë e grua të zbresin nga vinçi. Burrë e grua kërkojnë ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

tentojne te hidhen nga vinci tirane 1

Pritet që në vendngjarje të mbërrijë edhe një këshilltar i bashkisë së kryeqytetit, ndërsa ka mbërritur edhe një i afërm i dy personave i cili nuk ka arritur t’i bindë për të zbritur. Lartësia e vinçit është rreth 30 metra.

tentojne te hidhen nga vinci tirane

Policia ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar në komisariat rojën e kantierit, pasi cilësohet si përgjegjës që ka lejuar burrë e grua të futen brenda rrethimit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: