TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak pas mesditës së sotme. Një i ri ka sulmuar me thikë duke i plagosur rëndë gjyshin dhe gjyshen e tij. Dyshohet se shkak është bërë një mosmarrëveshje për çështje parash.

I riu Benjamin Kaso, 19 vjeç, i ka qëlluar me thikë gjyshin dhe gjyshen në banesë, shtetasit H. Agai dhe Sh. Agai, 70 dhe 80 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në  rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në rrugën “Muhamet Deliu”, shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, (shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: