Një gomone rreth 12 metra e gjat me dy motorrë nga 300 kuaj fuqi secili është kapur mbrëmjen e së martës në plazhin e Darzezës në Fier.
Skafistët sapo kanë parë ardhjen e policisë e kanë braktisur menjëherë gomonen në breg të detit duke u fshehur në pyll.

Mendohet se gomonia do të përdorej për transportimin e lëndës narkotike, ndërkohë që policia vijon hetimet në terren.
Nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje.

Grupi hetimor po punon për kapjen dhe identifikimin e pronarëve të skafit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb