Sulejman Starova ka dhënë dorëheqjen si trajneri i Partizanit. Tekniku i të kuqve nuk është shfaqur para mediave pas humbjes 5-0 kundër Luftëtarit duke konfirmuar për emisionin “gol pas goli” se nuk do jetë më numri 1 i pankinës së Partizanit.

Në mungesë të Starovës, para mediave është paraqitur zëvendës trajneri Klevis Dalipi.

Kujtojmë që në javën e 9-t të Superligës Partizani shkarkoi nga detyra italian Mark Luliano duke emëruar trajner Sulejman Starovën. Megjithëse ky i fundit solli pak pozivitet dhe rezultate më të mira duke marrë pikë ndaj skuadrave si Kukësi dhe Skënderbeu, sot është larguar pas 6 javësh në krye të të kuqve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: