Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

I dënuar më parë, plagoset me armë zjarri 22-vjeçari në Elbasan (Emri)

policia naten

ELBASAN– Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në në lagjen ‘5 maji’ në qytetin e Elbasanit. “BalkanWeb” mëson se i plagosur ka mbetur Xhon Rusta 22 vjeç.

Sipas policisë, 22-vjecari rezulton me precedentë penale dhe i dënuar me parë për plagosje me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e plagosjes së 22-vjecarit, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(d.d/BalkanWeb)