TIRANE- Në ambientet e Presidencës u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e parashikuar në axhendë dy javë më parë.

Në këtë mbledhje që zgjati 1000 minuta merrnin pjesë kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gazetarja Marsela Karapanço raporton për “BalkanWeb” se të pranishëm në ambientet e Presidencës janë gjithashtu edhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurisë kombëtare.

Mësohet se mbledhja u kërkua nga Presidenti Ilir Meta në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe në fokus të diskutimit ishin prioritetet e Sigurisë Kombëtare.

Burime nga Presidenca konfirmojnë gjithashtu se çështja Xhafaj nuk ishte temë e diskutimeve. Mësohet po ashtu se kryeministri i vendit Edi Rama u largua nç gjysëm të mbledhjes për shkak të axhendës së tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb