Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostratën Tiranë-Durrës.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete. Nga burime të “BalkanWeb” mësohet se një prej makinave ka dalë nga rruga.

Autostrada vijon të jetë e bllokuar prej 2 orësh për shkak se në rrugë, si pasojë e aksidentit është derdhur vaj makinash.

Për pastrimin e rrugës kanë shkuar në ndihmë forcat e zjarrfikëses. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i madh, me radhë kilometrike makinash. Aksi Durrës-Tiranë është i bllokuari. Nga të dhënat e para mësohet ka të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

vijon…
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: