TIRANE– Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Bathore rreth orës 21:05, ndërsa i plagosuri është shtetasi D. Ç, 24 vjeç.

Nga hetimet paraprake të kryera nga policia ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e 24-vjecarit dhe nga deklarimet paraprake është mësuar se D. Ç ka tentuar të kryejë vetëvrasje.

Ai është plagosur në zonën e gjoksit, ndërsa është transportuar nga babai i tij me urgjencë në një spital privat në Tiranë, ku paraprakisht mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë:
Më datë 13.03.2017, rreth orës 21:05, në një spital privat ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi D. Ç., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili është dërguar në spital nga familjarët e tij.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e këtij shtetasi dhe nga deklarimet paraprake është mësuar se D. Ç., ka tentuar të kryej vetëvrasje.

Grupi hetimor po punon për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për grumbullimin e të dhënave dhe motivin pse donte ta kryente këtë akt vetflijimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: