Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Plas sherri në rrugë pasi gërvishtën makinat, një i plagosur në Bathore (Video)

sherr

TIRANE- Një plagosje ka ndodhur sot në Bathore. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se sherri mes dy personave ka ndodhur pasi ata kanë fërkuar makinat me njëra-tjetrën, e më pas ka nisur konfrontimi fizik.

Mësohet se personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk duhet, është goditur me lopatë. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet të jetë edhe autori i plagosjes, ndërsa bëhet fjalë për Halil Kullën. Ndërkohë, është dëmtuar shtetasi A.G, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime zyrtare nga policia theksojnë se dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë, në ajër.

Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një konflikt të ndodhur tek Ura e Babrrusë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
– Janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi A.G, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet të ketë patur dhe të shtëna me armë, në ajër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për kapjen e autorit të identifikuar dhe zbulimin e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.