PARIS- Të shtëna me armë pranë Champs Elysees në Paris të Francës. Mediat e huaja raportojnë për dy policë të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Bëhet me dije gjithashtu se personi që ka hapur zjarr mbi policët është vrarë, ndërsa policia ka nisur evakuimin e njerëzve në një nga zonat më të populluara të Parisit.

Dëshmitarët e parë në vendngjarje thonë se bëhet fjalë për një sulm të dhunshëm, kur persona ende të paidentifikuar nisën të qëllonin me kallashnikov, përpara turmës së njerëzve përpara një dyqani “Marks & Spencer”, shumë pranë Champs Elysees, një nga atraksionet turistike të Parisit.

E ndërsa policia ka arritur t’i përgjigjet duke e vrarë njërin nga personat që hapi zjarr, një tjetër arriti të largohet duke u fshehur në një garazh aty pranë.

Menjëherë pas aktit të rëndë është lëshuar një alarm nëpërmjet Twitterit që njerëzit të largohen nga kjo zonë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb