ITALI – Avokati shqiptar Besnik Muço rezulton i zhdukur që prej datës 2 nëntor. Sipas mediave italiane ai duhet të takohej me gruan e tij në Macerata të Italisë, por që prej atij momenti nuk dihet më asgjë për të

Avokati 54-vjeçar u nis më 2 nëntor, por që nga ajo ditë, humbi gjurmët dhe menjëherë gruaja e tij Raimonda shkoi në polici për të bërë denoncimin.

Në këtë datë ai duhet të kishte hipur në traget në portin e Durrësit dhe t’i drejtohet më pas Barit të Italisë.

Por, “Il Messagero” shkruan se ai nuk mbërriti kurrë në portin italian. Asnjë telefonatë në shtëpi dhe celulari i tij rezulton i fikur. Gruaja e tij e shqetësuar vendosi javën e kaluar të kërkojë ndihmë në organet e zbatimit të ligjit.

Miqtë dhe të njohurit e avokatit Muço në Shqipëri nuk dinë asnjë gjë në lidhje me zhdukjen e tij. Policia po punon për të zbuluar se cilat ishin kontaktet e fundit të Muços si dhe për gjetjen e tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb