Aktori i famshëm turk, Erkan Petekkaya, që të gjithë e njohin si aktori që luan rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, është shtruar në spital si pasojë e një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.

Sipas mediave turke, aktori ndodhet prej tre ditësh në një spital privat në Stamboll.

Shkak për ftohjen janë bërë pikërisht xhirimet e telenovelës “Fate Të Kryqëzuara” në Stamboll, qytet i cili është përfshirë nga rryma të ftohta, si dhe reshje dëbore javët e fundit.

Bashkëshortja e tij, Didem Petekkaya, u shpreh se Xhihani “ka probleme në mushkëri dhe nuk është ende përcaktuar kur do të lërë spitalin.”

Nuk ka informacione nëse sëmundja e Xhihanit ka çuar në ndërprerjen e xhirimeve të serialit “Fate të Kryqëzuara”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb