Nga Dritan KABA
Lajmi më i klikuar është njoftimi i ambasadës së SHBA për llotarinë.
Këtë vit do bëhen 400 mijë aplikues, minimumi.
Kapakun i vinte shprehja e ambasadës së SHBA: “Aplikoni herët”, domethënë zini rradhën. Nxitoni!
Siç duket shqiptarët janë të frymëzuar nga fotoja me diçiturën: “Kush është tjetri?”. Dhe po zenë rradhën të aplikojnë për llotarine, që të jenë ata, Tjetri.
Shqiptarët të pashpresë për ndryshim!
Dëshpërimi është aq i madh sa mundësinë e shohin dhe tek aplikimi i disafishtë, që të kenë më shumë mundësi për të kapur llotarine. Por edhe per kete ka menduar ambasada qe ne njoftim thote: mos aplikoni me shume se nje here.
Pas largimeve masive nga puna, qe sa po ka nisur, numri i azilkerkuesve dhe llotariberesve do te jete shume me i larte.
Kjo eshte “Rilindja”.
Ne fletet e shperndara kudo, per largim nga puna, kane harruar vetem ta mbyllin me shprehjen:
Suksese ne jete!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb