Liridon Latifi luajti mbrëmë ndeshjen e fundit me ekipin e Skënderbeut pasi sezonin e ri ai do të jetë pjesë e kampionatit hungarez ku ka nënshkruar me Pushkash Akedemi.

Për futbollistin e talentuar nuk mund të kishte largim më të bukur sesa ajo përshëndetje emocionuese me tifozët e klubit pas kualifikimit që arritën kundër Dianamos së Zagrebit. Mirëpo kjo nuk ishte përshëndetja e fundit me Skënderbeun për 23-vjeçarin të cilin e prisnin në dhomat e zhveshjes shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit.

Ai e mbajti premtimin dhe do të largohet pasi arriti kualifikimin. Kjo nuk ishte vetëm një meritë e tij, por shokët e skuadrës i kanë dhënë lamtumirën në dhomat e zhveshjeve ashtu si e meritonte.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb