FRANCE – Liliane Bettencourt ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Lajmi i vdekjes së trashëgimtares së L’Oreal dhe njëkohësisht gruas më të pasur në botë u dha nga vajza e saj.

“Liliane Bettencourt ndërroi jetë mbrëmjen e shkuar, në shtëpinë e saj. Nëna ime iku në paqe”. – thuhet në një mesazh të vajzës së saj Francoise Bettencourt Meyers.

Ajo kishte dalë rrallë në publik që kur ishte tërhequr nga bordi drejtues i L’Oreal në vitin 2012, por emri i saj mbeti në titujt e parë të gazetave pas përpjekjes së disa familjarëve të miliarderes për të përfituar nga dobësimi i shëndetit të saj mendor shkruan Tg.com.

Bettencourt, aksionerja kryesore e gjigantit kozmetik, ishte personi i 14-të më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, dhe gruaja më e pasur në botë. Forbes e vlerësoi pasurinë e saj neto në muajin mars, në vlerën 39.5 miliardë dollarë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: