Dëshmi se Land Rover është një nga veturat më cilësore, e tregon më së miri videoja e publikuar më poshtë, në të cilën shfaqet duke tërhequr një kamion prej 110 tonë në një rrugë në Australi.

Pa dyshim se videoja është shumë interesante, dhe në të shfaqet shoferi profesionist John Biletto, i cili përdor modelin Land Rover Discovery për të tërhequr kamionin me shtatë rimorkio. Falë motorit dhe karrocerisë së fuqishme, ai ka arritur ta tërheqë këtë kamion të gjatë dhe të rëndë sa një tren për më shumë se 16 kilometra.

Sipas kompanisë angleze, modeli Discovery Td6 është i certifikuar për të bërë tërheqje deri në 3.500 kilogramë në rrugë të hapura, por me sukses ka arritur të përshkojë 16 kilometra duke tërhequr kamionin me shtatë rimorkio që në total peshonin 110 tonë.

Natyrisht se kjo gjë nuk do të arrihej, po të mos ishte motori i fuqishëm me 258 PS, 3.0 litra që bën tërheqje me të katarr rrotat.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb