NGA ENRIK MEHMETI * VLORË – Mungesa e vendeve të punës dhe për pasojë kriza ekonomike ka bërë që me qindra të rinj dhe familjarë të ikin nga zona e Orikumit. Ashtu si dhe në veriun e Shqipërisë, Gjermania shikohet si e vetmja shpresë për të jetuar. “Fëmijët e mi kanë ikur të gjithë andej, qëndrojnë nëpër kampe por të paktën hanë bukë”, – shprehet një prej të moshuarve.

Sipas banorëve, kjo situatë vijon që prej muajit dhjetor, ndërkohë që largimi i njerëzve është ndier si në bizneset e zonës po ashtu edhe në shkollat e fshatit. Edhe të rinjtë tregojnë se janë larguar shok të tyre. Sipas tyre, nuk mungojnë dhe rastet kur janë kthyer nga ata të larguarit më parë, pasi mungojnë kushtet në kampe, si dhe për shkak të refuzimit të azilit.

(ed.me/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb