Nga: SPARTAK KOKA*
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dy ditë pas emërimit në detyrë iu kërkon drejtorive të policive në qarqe dhe drejtorive rajonale të kufirit informacion mbi lëvizjet masive të qytetarëve shqiptarë drejt vëndeve të BE.

Haki Çako shprehet se shumë qytetarë po tentojnë të pajisen me pasaporta biometrike, me të vetmin qëllim për të lëvizur drejt vëndeve të BE, për të kërkuar azil.

Sipas drejtorit të Përgjitshëm, bazuar në informacionet që disponohen deri tani, rezulton se persona të ndryshëm të lidhur me agjensi turistike dhe të udhëtimit, po propagandojnë që në vendet e BE po pranohen kërkesat e qytetarëve për azil.

Drejtori shton më tej se, fenomeni ka marrë përmasa shqetësuese, nxitur nga qarqe të caktuara apo nga mashtrimet e agjensive të ndryshme turistike apo të udhëtimit, duke rrezikuar seriozisht proçesin e liberalizimit të vizave.

Për këtë arsye, Çako urdhëron që të merren masa të menjëhershme për identifikimin e organizatorëve, dokumentimin e këtij aktiviteti dhe proçedimin e tyre.

“Të intervistohen me kujdes personat që udhëtojnë drejt vëndeve të BE. Të ndërgjegjësohet publiku që bëhet fjalë për mashtrim, pasi vendet e BE nuk ofrojnë azil.

Drejtoria e kufirit dhe policitë në qarqe kanë identifikuar deri më tani disa kompani, të cilat kryejnë transport të qytetarëve drejt vendeve të BE, me qëllim përfitimi duke i mashtruar ata.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: