TIRANE– Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputeti socialist Erjon Brace ka komentuar letrën e falënderimit që ambasadori amerikan Donald Lu i ka dërguar ministres në largim të Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe asaj të Zhvillimit Uraban Eglantina Gjermeni, pas vendimit të Ramës për t’i lënë jashtë kabinetit të ri qeveritar.

Erjon Brace thotë se letrat e Lu për dy ministret ngjajnë si fletë rrufe, ndërsa vlerësimi për punën është një kulturë që urrehet në këtë vend.

Postimi i Braçes:
Flete Vleresimet ne anglisht, dje,
per ministren Mimi Kodheli e ministren Eglantina Gjermeni, te merituara,
ne shqip ngjajne si Flete Rrufe!
Natyrisht,
asfare per dy zonjat!
Njeheresh,
me sjellin ne mendje faktin se,
vleresimi institucional per punen, rezultatet,
vleresimi po i tille per bashkepunimin,
eshte nje kulture qe urrehet ne kete vend!
Por ne fakt eshte edhe qytetari;
Njerezillek me shqip!
Mim, Tina, ju jam shume mirnjohes per punen,
kemi bere gjera te bukura qe kane ndryshuar shumcka, bashkerisht!
Bashke do jemi serish!!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: