E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Marina nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve mbi largimin e saj nga Top Channel. Teksa në fillim të emisionit sqaroi një herë e mirë se largimi ka qenë për arsye profesionale, një detaj tjetër për te cilin nuk është folur është edhe sesi kanë reaguar për lajmin trashëgimtaret, Vjollca dhe Lori Hoxha.

“Vjollca ose Lori nuk të morën në telefon? Të thonin: O Marina hajde e bisedojmë se nëqoftëse është çështje lekësh…”, e pyeti moderatori Ermal Mamaqi.

“Jemi ndarë shumë paqësisht. Ata kuptojnë zgjedhjen time, unë i kuptoj ata”, u shpreh Marina.

Megjithatë moderatorja ngurroi të tregonte nëse Vjollca Hoxha e ka marrë apo jo në telefon duke iu përgjigjur kësaj pyetje: “Çdo muhabet është ezauruar dhe jemi ndarë shumë mirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: