Zlatan Ibrahimovic është larguar nga Manchester United pasi ka prishur që tani kontratën që i sakdonte në fund të sezonit.

Me shumë mundësi destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Amerika dhe pikërisht LA Galaxy. Zlatan postoi një foto në Intagram me një mesazh ku përshëndet tifozët dhe shokët e ekipit tek United me një foto ku ai duket si Zoti që po i jep dorën Djallit.

“Edhe gjërave të mira u vjen fundi dhe ka ardhur koha që të largohem pas dy viteve fantastike me Manchester United. Faleminderit klubit, tifozëve, ekipit, trajnerit, stafit dhe të gjithë atyre që ndanë këtë aventurë me mua,” ishte mesazhi i Ibra-s.
Por një nga shokët e ekipit nuk është impresionuar nga fjalët e tij mesa duket duke u përgjigjur me një: “Ik pirdhuuuuuu.
Me siguri që ka qenë në kontekstin e shakasë, por tani që Ibra nuk është më pjesë e klubit mund ta thotë lirshëm.

(i.ç/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb