TIRANE– Një 12-vjeçar është larguar më dëshirë nga shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’ në kryeqytet. Punonjësja sociale, A.M ka kallëzuar në polici se është larguar me dëshirë e tij shtetasi i mitur O.M, 12 vjeç i komunitetit rom. Ai ishte sjellë më datë 29 mars tek shtëpia e fëmijës nga një organizatë.

Njoftimi i policisë:
Më datë 30.03.2017, shtetësia A.M, vjeç 28, banuese në Tiranë, punonjëse sociale, kallëzon se, nga shtëpia e fëmijës i është larguar me dëshirën e tij, shtetasi i mitur O.M, vjeç 12, i komunitetit rom, të cilin e kishte sjellë më datë 29.03.2017, një organizatë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: