Paralajmërimet e radhës janë për banorët e Puerto Rikos, të cilëve i është thënë “të largohen nga banesat e tyre ose përndryshe do të vdesin”, pasi uragani Maria kërcënon rrezikshëm vendin.

Uragani i kategorisë 5, niveli më i lartë i uraganëve, pritet të godasë vendin të mërkurën në mëngjes, megjithëse stuhitë do të nisin që të martën në mbrëmje.

sdjh

Njerëzit që banojnë në ishull janë paralajmëruar për të lënë banesat sa më shpejtë, pasi erërat do të arrijnë shpejtësinë deri në afro 200 km/h.

Fuqia e uraganit “Maria” ka kaluar në një kategori “jashtëzakonisht të rrezikshme”, më saktësisht në kategorinë e nivelit të katërt të stuhive, thonë parashikuesit amerikanë të motit. Ky uragan sipas tyre është nisur drejt Ishujve Leeëard në Karaibe, shkruan BBC.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb