Liridon Latifi nis të shkëlqejë edhe në Hungari, nga ku ka gjetur golin e parë me fanellën e Puscas Academy. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, në fitoren 3-1 ndaj Kaposvar në transfertë. Kjo sfidë ishte e vlefshme për Kupën e Hungarisë, ndërsa Latifi e nisi si titullar.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut që u transferua për 1 milion euro te Akademia Puskas realizoi në minutën e 74-t, nga një goditje dënimi, duke e ekzekutuar në mënyrë perfekte. Distanca ishte 20 metra, ndërsa Latifi luajti deri në minutën e 78-të. Faqja zyrtare e klubit të Akademisë Puskas ka përshkruar mënyrën se si shënoi Liridon Latifi.

LATIFI
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: