Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se tifozët rusë janë provokuar nga ata anglezë gjatë përplasjes së regjistruar në stadiumin Velodrome të Marsejës.

Zyrtari i Kremlinit dënoi gjithashtu arrestimin e një grupi mbështetësish të kombëtares ruse nga ana e Policisë franceze, duke e cilësuar këtë një incident të panevojshëm.

Lavrov tha se tifozët britanikë kishin dëmtuar një flamur rus gjë që i ka detyruar tifozët e vendit të tij që të kundërpërgjigjen.

Dhuna e shënuar në stadiumin Velodrome të Marsejës pas takimit të luajtur mes Rusisë dhe Anglisë që përfundoi me shifrat e barabarta një me një ka marrë përmasa politike, teksa ,ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se tifozët e Rusisë janë provokuar nga ata anglezë përpara takimit.

Zyrtari i Kremlinit dënoi gjithashtu arrestimin e një grupi mbështetësish nga ana e Policisë franceze, duke e cilësuar këtë një incident të panevojshëm.

Lavrov tha se tifozët anglezë kishin dëmtuar flamurin e Rusisë për të provokuar tifozët. Ai u shpreh se ndosh ta dhuna nuk ishte mjeti i duhur për t’iu kundërpërgjigjur këtij ofendimi, por tha se tifozët duhen mirëkuptuar në veprimet e tyre.

“Nuk mund të mbyllim sytë kur ka veprime provokative nga tifozët e kombëtarëve të tjera. Mbase e keni parë në televizor se si britanikët dëmtuan një flamur rus. Ndoshta dhuna nuk është mjeti i duhur për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve, por tifozët tanë nuk mundën t’i injorojnë provokimet” ishin fjalët e Lavrov.

Dhuna mes tifozëve në Francë u bë mjaft problematike. Komiteti i Disiplinës së UEFA-s e dënoi me 150 mijë euro Federatën Ruse të Futbollit, duke paralajmëruar se në rast do të ketë sërish akte dhune nga tifozët e kombëtares së Rusisë, atëherë skuadra do të përjashtohej nga kampionati.

Autoritetet franceze kanë shoqëruar dhjetëra persona të me shtetësi të ndryshme në ambientet policore, teksa përdorimi i alkoolit është ndaluar në zona të caktuara./Telegrafi/
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb