PERU– Lima bëri sot me dije se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro nuk ishte i mirëpritur në samitin e Shteteve të Amerikës më 13 dhe 14 prill dhe paralajmëroi se lideri nuk mund të hynte në Peru, veçse me statusin e ‘’turistit’’.

‘’Peruja është organizatore e samitit dhe është pikërisht ajo që vendos se cilin shtet të ftojë. Peruja tërhoqi në muajin shkurt ftesën për Maduron, pasi ai nuk do të vijë në samitin e Shteteve të Amerikës’’, deklaroi shefja e diplomacisë së Perusë, Cayetana Aljovin për radion RPP.

“Presidenti venezuelian nuk mund të hyjë në shtetin tonë, pasi presidentët nuk vijnë pa ftesa, veçse kur janë turistë’’, vijoi Cayetana Aljovin.

Pas dërgimit të ftesës disa muaj më parë, presidenti i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski (qendra e djathtë) përjashtoi më pas pjesëmarrjen e liderit venezuelian nga samiti, për të denoncuar ndryshimit të datës së zgjedhjeve presidenciale nga ana e Karakasit, nga muaji dhjetor më 20 maj.

SHBA-ja dhe Grupi i Limas i përbërë nga 14 shtete, përfshirë Argjentinën, Brazilin, Kanadanë, Kolumbinë, Meksikën dhe Perunë, vunë në pikëpyetje këto zgjedhje, të bojkotuara nga shumica e opozitës dhe të cilësuara nga Uashingtoni si ‘’as të lira, as të drejta’’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb