Çiro Imobile vendosi fatin e fitores 3-2 të Lacios me golin e tij në minutën e 82-të, në transfertën e vështirë me Genoa-n. Bastos kaloi në avantazh Lacios në të 13-tën, por Pelegri (57’) barazoi rezultatin. Ishte Imobile (70’)ai që kaloi në avantazh lacialët, por Pelegri (73’) ishte vendos ekulibrat në 2-2.

Golin e tretë mbajti sërish emrin e Imobiles, por futbollisti argjentinas i Genoas, Santiago Gentileti, bëri një gabim që rrallë mund të shihet edhe në futbollin amator e jo më në Serie A.

Kur kishin mbetur vetëm edhe 8 minuta deri në përfundim të ndeshjes me Lazion, qendërmbrojtësi tenton të pasojë te shoku i skuadrës por ia pason topin Ciro Immobiles. Sulmuesi i Lazios del i vetëm përballë portierit dhe nuk e ka të vështirë të shënojë.

Gentileti u transferua nga kampionati argjentinas pikërisht te Lazio, prej ku pastaj u kaloi te Genoa një vit më parë. Pas kësaj fitoreje, Lazio zë vendin e katër me 10 pikë në 4 ndeshje të zhvilluara.

Ciro Immobile Goal HD – Genoa 2-3 Lazio – 17… by Jek09Pre
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb