Lazio është treguar e pamëshirshme sot kundër Sampdoria-s duke fituar thellë 4-0 për 3 pikët që e mbajnë në vendin e katërt, pozicioni i fundit në “Seria A” që të çon në “Champions”.

Të besuarit e Inzgahit e zhbllokuan takimin në minutën e 32-t, me anë të serbit Saviç. Pak para fundit të pjesës së parë qendërmbrojtësi De Vrij do të dyfishonte shifrat.

Në fraksionin e dytë të lojës pati vend edhe për një ‘dopietë’ të Immobile-s, që e çoi në 29 numrin e golave në këtë sezon në kampionat.

Lazio fiton por të njëjtën bën gjë edhe Interi. Zikaltërit kanë marrë një fitore minimale 1-2 në transfertë kundër Chievo-s e cila i mban në lojë për një vend në “Champions” sezonin e ardhshëm.

Për zikaltërit shënoi Icardi dhe Perisiç në pjesën e dytë, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Stepinski në minutën e 90-t.

Një fitore me shumë vlera ka marrë edhe Crotone e Ajetit në transfertë. Ata kanë mundur minimalisht 1-2 Udinezen duke marrë një 3 pikësh që momentalisht i mban jashtë vendeve që rrëzohen në “Seria B” sezonin e ardhshëm.

Me 3 pikët në xhep ka dalë edhe Atalanta këtë javë. Zikaltërit e Gasperinit kanë fituar2-1 kundër Torino-s, duke parakaluar Milanin në renditje dhe aktualisht janë të kualifikuar për “Europa League”.

Renditja e Seria A pas javës së 34

seria a

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb