Skuadra e Lazios ka bërë një tjetër transferim. Pas Jordan Lukaku dhe Ciro Immobile, vjen edhe transferimi i 21-vjeçarin brazilian, Wallace. Mësohet se ai iu bashkua italianëve nga Braga. Sakaq, mbrojtësi brazilian ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Lazion, duke u bërë kështu transferimi i tretë për lacianët.

I riu filloi karrierën profesionale me Cruzeiron, para se t’i bashkohej Bragës në verën e viti 2014. Ai u huazua për dy vite te Monaco, ku bëri 26 paraqitje në Ligue 1 në sezonin 2015/16.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: