FRANCË- Kandidatja presidenciale Marine Le Pen ka deklaruar se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf” ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.
Sipas sondazhit të fundit, nga gazeta e famshme “Le Figaro”, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26%, përfaqësuesi konservator Françios Fillon ka 17%, derisa dy kandidatët majtistë, socialisti Benoît Hamon dhe ekstremisti Jean-Luc Mélenchon, kanë nga 12%.Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 23 prill.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: