Nga ARIAN GALDINI

Nuk ka më Hygo e as Zola. Shkrimtari më i madh francez i kohëve të sotme është Ismail Kadare. Edhe Miteran ka vdekur së bashku me epokën e burrashtetasve që rëndonin po aq sa ka peshë në historinë botërore Franca. Zhak Shiraku iku si i kërkuar nga drejtësia. Sarkozi u bë president për t’u ndarë nga gruaja që të martohej me Carla Brunin. Ndërsa, Fransua Hollande u bë president për ta kuptuar se nuk ka asnjë arsye për të rikandiduar përsëri. Vajza që i vuri kufirin tek thana babës së saj, zonja Le Pen është bërë mastari dhe arsyeja se përse konkurrojnë apo bashkëpunojnë dy kandidatët e tjerë të së djathtës e së majtës tradicionale franceze.

Në këto kushte, e sidomos pas largimit të arsyes pse Franca ishte e rëndësishme për duet me Gjermaninë, pra pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, asnjë politikan francez nuk di të gjejë rolin që do të ketë këtej e tutje ky vend i madh në ekuilibrin e ri të fuqisë brenda BE. Edhe Mateo Renzi që donte trio, dmth që i jepte kuptim një dueti franko-gjerman, po mbledh kockat në Firenze, për ta provuar edhe njëherë mundësinë për rikthimin në Romë. Prandaj, Franca nuk ka ç’bën tjetër veçse t’ia shkartisë kartat e Ballkanit Perëndimor, Gjermanisë, në mënyrë që të rifitojë një rol të ri, nëpërmjet një gjendjeje të re.

Ramush Haradinaj nuk është ndaluar nga policia franceze e as po mbahet nën arrest nga gjykata për shkaqe rastësore e aq më pak për arsye të drejtësisë. Ky është edhe kordoni i sigurisë që i lejon Serbisë të dërgojë në Francë kërkesën për ekstradimin e Ramushit. As vetë Beogradi ndoshta nuk e ka ditur që Franca në janarin e vitit 2017, do të zgjohej si në janarin e 1997. Syri u shkel nga Franca dhe Serbia u shkund nga pluhurat e sfidave demokratizuese dhe u rikthye në po të njëjtën ditë kur Vuçiçi mbante arkat me birrë për t’ia çuar Sheshelit, ndërsa Daçiçi djersinte nga emocioni ndërsa priste në paradhomë që të takonte presidentin Slobodan Miloimin e Ramushit në Francë. Nuk më lejon as ndërgjegjja ime qytetare, as ajo kombëtare, as ajo intelektuale e as ajo politike.

Ramushi në këtë rast, ashtu si edhe disa vite më parë, po bëhet pengu i madh i orekseve dhe Të jesh sot me Ramushin, është të jesh vërtetësisht me shqiptarinë. Prandaj ftesa ime është që të gjithë njëzëri si qytetarë shqiptarë, por edhe institucionet tona shtetërore të Kosovës e Shqipërisë të bëjmë të pamundurën sheviç. Tek e fundit, serbët ia kanë dalë mbanë të rikthehen te pothuajse e njëjta fotografi e para 2 dekadave. Sheshelin e kanë në parlament. Milosheviçin e kanë në monument. Xhinxhiçin e kanë në varr. Tadiçin në pension. Dodikun në vend të Karaxhiçit. Nga vendi luftënxitës e luftëbërës që shkaktoi mijëra e mijëra viktima të pafajshme, gjenocid e masakra të paimagjinueshme, u rikthyen përsëri në vendin që pritet krahëhapur në BE. Madje, për t’ia dalë mbanë kësaj, bashkuan 2 kohë. Ia dolën që Vuçiçin ta bëjnë Tito dhe Edi Ramën ta bëjnë Enver. Ia dolën që edhe Slobodanin ta mbajnë aty në gji të fshehur nën lëkurën e Daçiçit.

Sikurse arritën ta bindin gjithkënd në botë, se Kosova nuk është problem, nuk ekziston, sepse Tito i ri dhe Enveri i ri kanë bërë vllazëri. E ja tani ku jemi. Sapo Kancelarja Merkel jep sinjalin e fortë, se ajo nuk ka ndërmend të tolerojë për hir të Klubit të Ballkanit, asnjë nga çunat e Ballkanit që të shfrytëzojnë qëllimet e saj të mira, për të bërë punët e tyre të liga, këta nisën nga marifetet. Edi Rama ia nisi të flasë për faktorët e tretë dhe nuk lë rast pa përdorur që ta shpallë BE si Shtëpinë e Vulëhumburve. Gjukanoviçi fshihet pas Maroviçit dhe Vuçiçi hidhet sa tek Putini, sa në doçkat e sapohapura të Francës. Të gjitha këto vëzhgime i solla ndërmend, sepse nuk kam si ta marr për të lehtë këtë ndallojërave të mëdha gjeostrategjike. Ne si komb nuk duhet ta tolerojmë më, që këtij njeriu t’i bjerë e gjithë pesha e sakrificave për ne.

Ramushi sot është Shqiptaria. Rrallë ndodh në historinë e një kombi, që një njeri e çka ndodh me të bëhet test qëndrimi dhe orientimi prokombëtar ose jo. që ta mbrojmë e rikthejmë në shtëpi Ramushin. Përndryshe, le t’i çojmë ne shqiptarët, sado që të jemi, 10 apo 15 milionë, të gjithë veç e veç a së bashku, një mesazh Francës: Ekstradojeni Ramushin, por më arrestoni e më ekstradoni edhe mua në Serbi. Nëse duan ta ekstradojnë Ramushin, le ta bëjnë. Por le ta dinë, se duhet të na arrestojnë e ekstradojnë të gjithëve në Serbi. Mbase, Le Pen zgjidhet presidente. Ndoshta monumenti i Milosheviçit ngrihet edhe në Paris. Atëherë le të shërbejë dënimi ynë, i të gjithë neve, si një muzg për një Francë pa diell.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: