Gjatë ndeshjes së fundit që Cleveland Cavaliers luajtën dhe humbën sot në fushën e Portland (115-103), ka ndodhur një incident i çuditshëm mes basketbollistit LeBron James dhe një tifozi të ekipit vendës. Në periodën e dytë, kur Damian Lillard i ekipit të Portland po gjuante një top nga vija e gjuajtjeve të lira, një tifoz i është drejtuar “Mbretit James”, duke e pyetur: “Hej LeBron, ku është Kyrie?”, duke i kërkuar llogari për ish-shokun e skuadrës Kyrie Irving, që tashmë luan me Boston.

Dhe LeBron nuk ia ka përtuar të reagojë, duke kthyer kokën nga fansi dhe i është përgjigjur: “Në shtëpinë e mamasë tënde”, duke vijuar më pas lojën. Një incident që nuk është kapur nga kamerat, por James si gjithnjë i ka mbyllur gojën edhe këtij “kritiku”, ashtu sikurse ka bërë gjithnjë në karrierën e tij. Në këtë sfidë, ylli i Cleveland realizoi 35 pikë e 14 rebaund, duke qenë lojtari më i mirë në fushë, por që për fat të keq nuk mjaftuan për të evituar humbjen e radhës në NBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb