Nga ORNELA MANJANI*Qytetarët që kanë blerë apartamente në pallate që nuk kanë hipotekë do të mund të pajisen me certifikatën e pronësisë, pavarësisht faktit nëse ndërtuesi merr përsipër të përmbushë detyrimin për pajisjen me tapi të pronarit të apartamentit. Drejtoresha e ALUIZNI-t për qytetin e Tiranës, Orjeta Myzeqari, shpjegon procedurat e pajisjes me leje legalizimi për pallatet që ndërtuesit pasi kanë përfunduar objektin dhe u kanë dorëzuar çelësat banorëve janë ‘zhdukur’, nuk kanë mbajtur përgjegjësi për tapitë e banorëve. Ky problem është i shtrirë në të gjithë vendin, por për zgjidhjen e tij, ALUIZNI do të ndjekë të njëjtën praktikë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Myzeqari shpjegon se si banorët e pallateve shumëkatëshe do të jenë pjesë e procesit të legalizimit. Bëhet fjalë për “kullat” ku pronarët pasi përfunduar objektin nuk jetojnë, nuk gjenden në Shqipëri apo subjekti ndërtues është aktiv, por nuk përgjigjet për plotësimin e dokumentacionit. Në të gjitha këto raste do të jenë punonjësit e ALUIZNI-t që do të kryejnë matjet dhe do të plotësojnë dokumentacion për çdo banor të këtyre pallateve për t’i hapur rrugë procesit të legalizimit dhe pajisjes së tyre me certifikatën e pronësisë. Këto pallate janë ndërtuar që prej vitit 1997 dhe në vazhdim. Ndërtimet janë të shtrira thuajse në të gjithë kryeqytetin, por pjesa dërmuese e tyre janë në zonën e “Laprakës”, “Don Boskos” dhe në zonën e “Komunës së Parisit”. Praktika që do të ndiqet për këto ndërtime është konkretizuar në pallatet “Hawai” në kryeqytet dhe pas një pune kolosale, ka rezultuar e suksesshme.

 

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

 

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: