Esteban Cambiasso, një nga legjendat e Inter-it të “Tripletës”, është kthyer të flasë për atë arritje të zikaltërve. Cambiasso është shprehur se ka pasur më shumë frikë në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Siena se sa në finalen e Champions League ndaj Bayern.

“Si ka lindur? Rastësisht, nuk është diçka që imagjinohet dhe arrihet. Është diçka që ndërtohet hap pas hapi. Unë kisha më shumë frikë ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Siena-s se finalen e Champions League. Aftësia më e madhe është të harrosh menjëherë fitoret. Nëse vazhdon të mendosh për atë që ke bërë, nuk ecën dot përpara. Ne kemi mësuar se mund të bënim diçka të rëndësishme dhe jemi përqendruar menjëherë te ndeshja e radhës”.

“Sekreti? Klubi, trajneri dhe lojtarët kanë ecur në një drejtim dhe kanë qenë një trup i vetëm. Ishte ëndrra e Moratti-t prej vitesh dhe do të kishte bërë gjithçka ishte e mundur për t’ia dalë. Ai ekip ka pasur përzierjen e duhur të lojtarëve: ka pasur lojtarë që kishin bërë shumë për Inter-in dhe lojtarë që kishin ardhur nga skuadra të vogla, si Milito dhe Thiago Motta, pa harruar ata që u s ‘shkarkuan’ nga ekipet e tyre, si Eto’o, Lucio, Sneijder. Më pas ishte Mourinho, i cili kishte më shumë eksperiencë se të gjithë: kështu ka lindur përzierja perfekte”, ka thënë Cambiasso.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb