Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Leksionet e “Guerrilsave” për lojtarët e Partizanit, refuzojnë të përshëndesin lojtarët

Tifozet-e-Partizanit-470x313

Situata ishte e zymtë dhe ishin të pakta arsyet për të udhëtuar drejt Durrësit, por gjithsesi ata pavarësisht të gjithave u gjenden atje në tranfertën kundër Teutës. “Ultras Guerrils” u dhanë disa mesazhe mjaft të qarta futbollistëve të Partizanit duke u nisur nga zërat për mungesë harmonie të brendshme.

“Fanella, më e rëndë se ‘loja’ juaj”. Kjo ishte banderola që tifozët e kuq shpalosën në stadium. Por ata nuk u mjaftuan me kaq, pasi mesazhi i dytë për ekipin, erdhi në përfundim të takimit.

Edhe pse Partizani mori fitoren e parë në kampionat duke mposhtur durrsakët 1-2, tifozët nguruan të përshëndetnin lojtarët që në fund iu drejtuan tribunës së “Guerrilsave” për të festuar fitoren.

Arsyeja? Tifozët nuk gëlltisin me një fitore paraqitjen negative të katër ndeshjeve të para. Tifozët kanë vendosur që të mos i konsiderojnë lojtarët, derisa të binden që ata janë kthyer vërtet dhe e kanë kuptuar peshën e fanellës që mbajnë veshur.

Në fund ashtu siç është bërë ‘traditë’ në këtë sfidë, nuk mungoj as përplasja mes dy tifozërive ultras. Pas ndeshjes disa tifozë durrsakë kanë hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të autobusit të ultrasve të kuq. Ata kanë dalë për të reaguar, por ka ndërhyrë fuqishëm policia, me shkopinj gome. Si përfundim mjaft tifozë të të dy kampeve u shoqëruan në komisiarat.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.