GREQI-Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në Greqinë perëndimore, në afërsi të qytetit Nafpaktos. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 23:48 me orën lokale.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane epiqendra e tërmetit ka qenë 18 kilometra nga qyteti Patra, rreth 173 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Athinë.

Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb