TIRANE- Tërmeti me magnitudë 5,3 ballë që goditi mbrëmjen e djeshme jugun e vendit, shkaktoi panik tek qytetarët. Shumica prej tyre në Gjirokastër, Tepelenë edhe Memaliaj, nga frika e 7 lëkundjeve, u detyruan ta kalonin natën jashtë nën të ftohtë.

‘BalkanWeb’ ju sjell në vëmendje 6 këshilla që duhet të ndiqni për shpëtuar pa lëndime në rast se ndodhin dukuri të tilla natyrore. Mësohet se epiqendra e tërmetit të mbrëmshëm, me një thellësi prej 21 km, ka qenë fshati Rodotopi pranë Janinës. Lëkundjet u ndjenë në Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Fier e Korçë dhe deri në Tiranë.

6 Hapat
1. Ulu menjëherë poshtë (përpara se vetë tërmeti të të rrëzojë) dhe mblidhi gjunjët dhe krahët. Ky pozicion të lejon që të vazhdosh të lëvizësh nëse do të jetë e nevojshme.

2. Mbuloje kokën dhe qafën (edhe të gjithë trupin nëse është e mundur) duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.

3. Mbahu fort tek streha (psh, nëse jeni ulur poshtë një tavoline, mbahu fort pas këmbëve të saj) derisa dridhjet dhe lëkundjet të kenë përfunduar.

4. Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm. Muret e jashtëm të ndërtesave kanë më shumë gjasa të rrëzohen të parat, ndërkohë që ato kanë dhe dritare që gjithashtu ju rrezikojnë.

5. Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos u vendosni poshtë një dere. Eshtë krijuar përshtypja se arkitrarët mbi dyer janë vendet më të sigurta. Kjo është e vërtetë për ndërtesat e vjetra apo ndërtesat me konstruksione druri, por në ndërtesat e reja pjesa poshtë derës është as më shumë dhe as më pak e sigurt se çdo pjesë tjetër.

6. Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën. Më miri uluni poshtë një mobilje. Rastet e shumta pas kolapsit të një ndërtese për shkak të tërmetit kanë treguar se njerëzit që mbijetojnë janë ata që gjenden poshtë tavolinave apo poshtë mobiljeve të ndryshme që krijojnë një hapësirë të mbrojtur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: